Kontabilitet dhe Financa
Ofrimi i shërbimeve të kontabilitetit, përgatitja e pasqyrave dhe raporteve financiare, deklarimet tatimore, administrimi i pagave dhe kontributeve pensionale, si dhe këshillimi financiar.
Zyrë kontabiliteti · Gjilan, Kosovë
Kontabilitet, konsulencë financiare dhe ekspertizë gjyqësore financiare — me profesionalizëm, integritet dhe qartësi për biznesin tuaj.
[02] Filozofia
Besimi ndërtohet mbi integritetin; suksesi, mbi saktësinë.
[03] Shërbimet tona
Ofrimi i shërbimeve të kontabilitetit, përgatitja e pasqyrave dhe raporteve financiare, deklarimet tatimore, administrimi i pagave dhe kontributeve pensionale, si dhe këshillimi financiar.
Përgatitja e raporteve të ekspertizës gjyqësore financiare, analiza e borxheve dhe detyrimeve financiare, përllogaritja e kamatave dhe vlerësimi i dëmit material.
Këshillim në menaxhimin financiar dhe tatimor, planifikimin financiar dhe analizën e performancës së biznesit, me synim mbështetjen e vendimmarrjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
[05] Themeluesi
Themelues i AN ProCount SH.P.K.
I lindur në Gjilan, përfundoi studimet universitare në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Strugë. Formimin profesional në kontabilitet e avancoi përmes kualifikimeve profesionale në Institutin KAF. Me mbi 30 vjet përvojë në menaxhim, financa dhe administrim, në sektorin privat e publik, zhvillimin rajonal dhe institucionet akademike e sportive.
[06] Rruga profesionale
Në vitin 2012, u zgjodh nënkryetar i KF Drita dhe, po atë vit, kryetar i Bordit, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, përfaqësoi klubin në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), organi më i lartë vendimmarrës i Federatës. Gjithashtu, shërbeu si këshilltar i jashtëm i KB Drita – Femrat, duke kontribuar në zhvillimin e klubit dhe në promovimin e basketbollit të femrave.
Nga tetori 2016 deri në tetor 2020, shërbeu si anëtar i Trupës Këshilldhënëse të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës «Hasan Prishtina», në përputhje me rregulloren përkatëse të miratuar nga Senati më 29 dhjetor 2014. Në këtë funksion, kontribuoi në diskutimet për projektet zhvillimore, përditësimin e programeve të studimit dhe përafrimin e tyre me kërkesat e tregut të punës, përmes takimeve me rektorin dhe dekanët e njësive akademike.
Në periudhën 2017–2020, shërbeu gjithashtu si këshilltar i kryetarit të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës.
Shërbeu si anëtar i Bordit dhe kryesues i Komitetit të Auditimit në Ndërmarrjen Publike Lokale (NPL) «Stacioni i Autobusëve» – Gjilan, me përgjegjësi në mbikëqyrjen financiare dhe qeverisjen korporative të ndërmarrjes.
Në cilësinë e konsulentit dhe ekspertit të jashtëm pranë Drejtorit Ekzekutiv të AZHR Lindje, kontribuoi në procesin e hartimit të Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal, e cila u miratua nga Bordi i Agjencisë, i përbërë nga kryetarët e njëmbëdhjetë komunave.
Si themelues dhe drejtor menaxhues i AN ProCount SH.P.K., është i angazhuar në fushat e kontabilitetit, financave, konsulencës dhe ekspertizës gjyqësore financiare. Paralelisht, vazhdon veprimtarinë si pronar në sektorin e gastronomisë, në të cilin ka qenë i angazhuar në Gjilan që nga vitet ’90.
[07] Zyra
Zyra jonë — e qetë, e organizuar dhe gati për t’ju pritur. Çdo dokument ka vendin e vet, çdo klient ka vëmendjen e plotë.
[08] Lokacioni
[09] Kontakt
“Ngadalë shkohet larg.”
Durimi dhe qëndrueshmëria sjellin rezultate